Additional Resource

COVID-19 Përditësim (Albanian)

Përshtatje të Përkohshme për Adhurimin në Tempull

13 mars 2020

Të dashur Vëllezër dhe Motra:

Kushtet e shëndetit në ndryshim të shpejtë në mbarë botën kanë qenë një burim shqetësimi në rritje. Shumë qeveri kanë vendosur kufizime që kanë kërkuar mbylljen e përkohshme të një numri tempujsh. Teksa kemi kërkuar plot lutje t’i vëmë në baraspeshë këto kufizime me nevojën që të zhvillojmë punë në tempull, kemi vendosur të bëjmë përshtatjet e përkohshme në vijim, të cilat janë në fuqi nga data 16 mars 2020 për të gjithë tempujt nëpër botë.

• Atje ku kufizimet nga qeveria ose të tjera për mbledhjet publike dhe/ose fetare në fakt, do ta parandalonin veprimtarinë në tempull, ordinancat me mëkëmbës dhe për të gjallët do të pezullohen përkohësisht.

• Atje ku kufizimet nga qeveria ose të tjera nuk e parandalojnë të gjithë veprimtarinë në tempull, do të bëhen rregullime për ordinancat e tempullit në vijim për njerëzit e gjallë si ta lejojë kapaciteti, vetëm me takim: ordinancat vulosëse bashkëshort e bashkëshorte dhe të fëmijës te prindërit si dhe ordinancat nistore dhe të dhurimit për të gjallët. Tani për tani, ordinancat e tempullit me mëkëmbës nuk do të kryhen.

• Të gjitha strehimet për frekuentuesit do të mbyllen.

Anëtarëve të Kishës do t’u jepen udhëzime kur të planifikojnë takimet e tyre për ordinancat për të gjallët. Me individët që kanë aktualisht takime të planifikuara, do të vihet në kontakt personeli i tempullit.

Do të ndërmerren hapa në të gjithë tempujt për ta minimizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes, përfshirë zvogëlimin e personelit të tempullit, kufizimin e të ftuarve në ordinancat për të gjallët dhe ndjekjen e orientimeve për ndërveprimin me frekuentuesit.

Presidencave të tempujve do t’u jepet informacion shtesë dhe do të bëhen përshtatje të mëtejshme si të jetë e nevojshme.

Ne presim me padurim të madh kohën kur tempujt të mund të funksionojnë sërish me kapacitet të plotë dhe t’ua shtrijnë bekimet e punës në tempull anëtarëve dhe paraardhësve të tyre.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

_____

Përditësim: Pezullohen Përkohësisht Grumbullimet e Anëtarëve të Kishës në Mbarë Botën

Udhëheqësit vendorë do të këshillohen për të vendosur se si do ta vënë sakramentin në dispozicion të anëtarëve të paktën një herë në muaj

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u dërguan letrën vijuese më 12 mars 2020 anëtarëve të Kishës në mbarë botën.

Të Dashur Vëllezër dhe Motra,

Sikurse premtuam në letrën tonë të datës 11 mars 2020, ne vazhdojmë t’i monitorojmë kushtet në ndryshim e sipër të lidhura me virusin COVID-19 anembanë botës. I kemi marrë në konsideratë këshillat e udhëheqësve vendorë të Kishës, zyrtarëve qeveritarë dhe profesionistëve të mjekësisë si dhe kemi kërkuar udhërrëfimin e Zotit për këto çështje. Tani po japim drejtimet e përditësuara vijuese:

Duke filluar menjëherë, të gjitha grumbullimet publike të anëtarëve të Kishës pezullohen përkohësisht në mbarë botën deri në një njoftim të mëtejshëm. Kjo përfshin:

  • Konferencat e kunjeve, konferencat e udhëheqjes dhe grumbullime të tjera të mëdha
  • Të gjitha shërbesat publike të adhurimit, përfshirë mbledhjet e sakramentit
  • Aktivitetet e degëve, lagjeve dhe kunjeve

Atje ku është e mundur, ju lutemi, bëjeni çfarëdo mbledhjeje thelbësore të udhëheqjes me anë të teknologjisë. Pyetjet specifike mund t’iu drejtohen udhëheqësve vendorë të priftërisë. Do të jepet drejtim i mëtejshëm në lidhje me çështje të tjera.

Peshkopët duhet të këshillohen me presidentin e tyre të kunjit për të vendosur se si do ta vënë sakramentin në dispozicion të anëtarëve të paktën një herë në muaj.

Ne i nxitim anëtarët për përpjekjet shërbestare që bëjnë për t’u kujdesur për njëri-tjetrin. Duhet të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit për t’i bekuar e lartësuar të tjerët.

Japim dëshmi për dashurinë e Zotit gjatë kësaj kohe pasigurie. Ai do t’ju bekojë që të gjeni gëzim teksa bëni më të mirën tuaj për ta jetuar ungjillin e Jezu Krishtit në çdo rrethanë.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve

Style Guide Note:When reporting about The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints, please use the complete name of the Church in the first reference. For more information on the use of the name of the Church, go to our online Style Guide.